Një burrë është gjetur i pajetë sot paradite në plazhin e Divjakës. Dyshohet se ky shtetas, rreth 70 vjeç, ka hyrë herët në mëngjes në det dhe nuk ka mundur të dalë më. Hetimet pritet që nxjerrin shkaqet e vdekjes, që paraprakisht dyshohet se ka qenë natyrale.