Top Channel/ Mbytet anija e nisur nga Shqipëria, transportonte 8 mijë ton sodë, shpëtohen marinarët
06/05/2026 12:23

Pamjet ekskluzive të kanalit publik të Greqisë tregojnë momentet e fundit nga operacioni i shpëtimit të kordinuar nga Roja bregdetare greke ,pas fundosjes në ujërat pranë ishullit Andros, të një anije mallrash në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Alarimi i dhënë nga autoritetet protuale ka bërë që anëtarët e ekuipazhit, tetë shtetas turq dhe një nga Azerbajxhani që ndodheshin në bord të shpëtohen me sukses.Anija e interesave turke, me flamur të Vanuatu-së, ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, duke transportuar rreth 8 mijë tonë sodë, kur u përplas me shkëmbinjtë në një zonë të vështirë bregdetare. Përplasja shkaktoi dëme të rënda, që çuan në fundosjen e saj.Dy prej marinarëve u nxorën nga deti nga një mjet patrullimi, ndërsa shtatë të tjerët u lokalizuan dhe u evakuuan nga një zonë shkëmbore të paarritshme në ishull.Të mbijetuarit u transportuan të sigurt në portin e Andros dhe, sipas informacioneve të para, janë në gjendje të mirë shëndetësore.Në operacion morën pjesë dy mjete të Rojës Bregdetare, një anije pasagjerësh, tre anije të tjera që ndodheshin pranë dhe një helikopter i Forcave Ajrore.Autoritetet po procedojnë me masat kundër ndotjes për të parandaluar një derdhje të mundshme karburanti nga anija e tipit Corsage C 1,939-gt e ndërtuar në vitin 1982. Ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit detar, sipas të dhënave që publikohen ne mediet greke, anija në fjalë e inspektuar 26 herë gjatë gjashtë viteve të fundit dhe e ndaluar tre herë , theksohet se është klasifikuarsi një nga anijet me rrezikshmëri mesatare deri shumë të lartë.

Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15