Pasojat e mbylljes së qeverisë federale të SHBA-së për të parën herë pas 7 vitesh, i kapërcejnë kufijtë e Shteteve të Bashkuara, cka u dëshmua qartë edhe nga reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë. Misioni diplomatik i SHBA-së në vendin tonë njoftoi se për shkak të zhvillimeve të fundit në Washington, llogaria e tij në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht.