Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i dërgoi një letër falënderimi Vjosa Osmanit me rastin e përfundimit të mandatit të saj si kryetare e shtetit të Kosovës. Ishte vetë Osmani ajo që e bëri publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ashtu sic ka bërë edhe më parë, nënvizoi sërish rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA-së.