Nxënësit e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që vendosi mbylljen e këtij institucioni arsimor, me arsyetimin se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi. Nxënësit kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.