Java e kulturës hungareze u mbyll në Durrës me një koncert gala me vepra të kompozitorit të mirënjohur botëror Franc List. Përgjatë një mbrëmjeje ekskluzive muzikore, Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi interpretoi tri kryevepra botërore të kompozitorit Franc List, si Rapsodia nr.2, Tantum Dance (Vallja e vdekjes) dhe poemën simfonike "Prelud".