Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë që të verifikojë kandidaturat e pretendentëve që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentet dhe jetëshkrimin pranë qeverisë së akuzës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, data 1 gusht deri në mesnatë ishte afati i fundit për konkurrentët që synojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për shtatë vitet në vijim dhe nga kjo e diel nis numërimi i afatit për KLP dhe komisionin përgjegjës të emërimeve që të shqyrtojë dokumentacionin.