Tashmë është mbyllur procesi i votimit në Sarandë dhe Delvinë, ndërsa në Konispol pritet të bëhet pas disa minutash. Saranda ka përfunduar procesin e votimit në 54 qendrat e KZAZ nr. 90. Deri më tani raportohet për një pjesëmarrje prej 30.59 %. Ndërsa në Delvinë është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të 22 qendrat e KZAZ nr. 89. Pjesëmarrja e votuesve është 32.22 %.