Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të vijuar bisedimet me partitë politike, duke mos paraqitur një emër për postin e kryeparlamentarit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se pas certifikimit të rezultateve kanë nisur takimet me subjektet politike dhe se nevojitet më shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve.