Top Channel/ Mbyllet Samiti i G7 në Japoni, kritika Rusisë e Kinës
18/04/2023 22:58

Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratike më të industrializuara të botës, u zotuan për një front të unifikuar kundër agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimit që paraqet Kina ndaj Tajvanit. Në përfundim të takimit, përmes një deklarate të përbashkët ata shprehën përkushtimin për të forcuar dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës. Deklarata e përbashkët përfshinte gjithashtu qëndrime të forta, mbi një seri të pashembullt provash me raketa të Koresë së Veriut. Por Kina dhe Rusia morën vëmendjen kryesore të takimit treditor të organizuar nga Japonia. “Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës jetike civile. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhej në deklaratë ndërsa sqarohej se Perëndimi, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ofensiva e Rusisë në Ukrainë kryesisht ka ngecur dhe Kievi po përgatitet për një kundërofensivë. Megjithatë, e G7 I cilësoi të papranueshme dhe të papërgjegjshme retokrikat dhe kërcënimin e Rusisë “për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Ministrat e jashtëm nënvizuan se agresioni rus dhe kinez bërbëjnë dy kriza që shihen si sfida në për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Përpjekjet globale për zgjidhjen e tyre, janë penguar nga qëndrimet kundër të Kinës dhe Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39
Top Channel/ “Të bashkuar kundër Kinës”: SHBA dhe aleatët firmosin mbrojtjen nga ndikimi i Pekinit!
16/11 14:38
Top News – Estonia përplaset me Rusinë / Kremlini mohon akuzat: Nuk jemi zjarrvënës
16/11 14:38
Top News – Armëpushim në Ukrainë pastaj flasim! Ministrat e BE: Të mos biem në kurthin e Rusisë
16/11 14:36
Top News – ‘Brexit-i nuk ka funksionuar…’ / Burnham do firmosë marrëveshje të re me BE-në
16/11 14:30
Top News – BE ‘nis’ azilkërkuesit në Ruandë / Kopjon Britaninë, blloku njofton skemën pilot
16/11 14:29
Top News – Po përgatisnin sulm terrorist / Arrestohen 3 adoleshentë, lidhje me lëvizje neonaziste
16/11 12:11
Top Channel/ Skandal me këngën serbe/Kënga për Kosovën, u luajt në hapje të forumit të BE-së
16/11 12:07
Top News – Tre ditë kaos në aeroportet amerikane / Avionët në tokë, kthim i ngadaltë në normalitet
16/11 11:59
Top News – Ukraina ‘i vë flakën’ Rusisë / Godet urën e Krimesë, ndalon trafikun në të dy anët
16/11 11:59
Top Channel/Forumi i Brukselit, Von der Leyen: Shqipëria përparim drejt BE, zgjerimi forcon Europën!
16/11 11:58
Top News – Dimër i acartë e pret Evropën!? Lëshohet alarmi: Vorbulla polare e Arktikut po dobësohet
16/11 11:50