Protesta e zhvilluar sot në qytetin e Lezhës është mbyllur, ndërsa gjatë saj u shkaktuan dëme në disa hapësira publike. Rreth 50 të rinj morën pjesë në protestë. Gjatë tubimit, u tentua disa herë bllokimi i qarkullimit rrugor në akse të ndryshme të qytetit, duke ndezur zjarre në rrugë. Gjithashtu, drejt uniformave blu u hodhën vezë dhe shishe uji.