Top Channel/ Mbyllet fushata në Kosovë, “lufta” mes LVV, PDK dhe AAK
06/06/2026 23:18

Partitë politike në Kosovë mbyllën fushatën zgjedhore të shtunën e gjashtë qershorit në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje nga kryeqyteti premtoi vazhdim të projekteve siç tha kandidati për kryeministër, Albin Kurti, që u shërbejnë qytetarëve. A e kuptoni pra të dashur qytetarë sa absurde është kur na akuzojnë për autoritarizëm apo edhe për diktakurë, jemi saktësisht e kundërta e kësaj. Me sundim të ligjit, demokraci, me luftim të korrupsionit, rritje ekonomike dhe me liri për popull e zhvillim ekonomik Partia Demokratike e Kosovës që përfundoi fushatën nga sheshi Skënderbeu u premtoi mbështetësve të saj se do i japin fund një politike përçarëse.