Top Channel/ Mbyllen dy banka amerikane/ Autoritetet ndërhyjnë për të garantuar depozituesit
13/03/2023 19:42

Autoritetet amerikane morën masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi Silicon Valley Bank dhe Signature Bank u mbyllën. Qytetarët dhe bizneset u gjendën të papërgatitur për situatën e krijuar, pasi paratë e tyre ndodheshin ende në banka. Por qeveria qetësoi situatën duke deklaruar se ata do të jenë në gjendje të përdorin paratë që i përkasin. Presidenti Joe Biden premtoi se do të mbajë plotësisht përgjegjës ata që janë shkaktuan këtë rrëmujë ekonomike. Banka SVB e specializuar në kreditimin e kompanive të teknologjisë, u mbyll nga rregullatorët që konfiskuan asetet e saj të premten. Ky ishte dështimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare në vitin 2008. Një deklaratë nga Thesari i SHBA, Rezerva Federale dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) tha se depozituesit do të mbroheshin plotësisht. Tatimpaguesi nuk do të pësojnë asnjë humbje nga lëvizja. Në deklaratën e përbashkët të autoritetve thuhet se "Sistemi bankar i SHBA mbetet elastik dhe mbi një themel të fortë, kryesisht për shkak të reformave që u bënë pas krizës financiare që siguruan mbrojtje më të mira për industrinë bankare. Ato reforma të kombinuara me veprimet e sotme tregojnë përkushtimin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që kursimet e depozituesve të mbeten të sigurta”. Si pjesë e lëvizjeve të bankave për të rivendosur besimin, rregullatorët zbuluan një mënyrë të re për t'u dhënë bankave akses në fondet e urgjencës. Rezerva Federale tha se do të ofrojë ndihmë përmes një Programi të ri të financimit me afat bankar, duke e bërë më të lehtë për bankat të marrin hua prej tij gjatë krizës që po përballen. Banka SVB ishte partneri bankar për gati gjysmën e kompanive të teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor të mbështetur nga sipërmarrjet amerikane që u listuan në tregjet e aksioneve vitin e kaluar. Pamjet: AFP

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59