Në Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në eventin e organizuar sot nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel), në kuadër të Edicionit të “Java e Integritetit në Shëndetësi”, theksoi rolin e institucioneve në integritetin e shërbimit cilësor shëndetësor.