Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që Gjykata e Lartë të shqyrtojë me përparësi masën e sigurimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, nuk ekzistojnë më shkaqe për mbajtjen e Veliajt në burg dhe masa proporcionale është lirimi i tij, në mënyrë që të mund të ushtrojë detyrën si kryebashkiak.