Top Channel/ Mbrojtja e të dhënave, Komisioneri: Jo pengesë për institucionet, por standard demokratik
12/05/2026 20:04

Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO), ishin në fokus të aktivitetit ndërgjegjësues të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë publike. Në fjalën e tij, Komisioneri Besnik Dervishi e cilësoi ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të garancive për të drejtat dhe liritë themelore të individit, duke theksuar se përdorimi i të dhënave personale nga autoritetet ligjzbatuese duhet të jetë gjithmonë i bazuar në ligj, proporcional dhe i lidhur ngushtë me qëllimin përkatës. Komisioneri Dervishi nënvizoi se mbrojtja e të dhënave personale nuk duhet parë si pengesë për institucionet ligjzbatuese, por si një standard demokratik që rrit besimin e publikut tek institucionet. Ai theksoi gjithashtu se zbatimi efektiv i ligjit kërkon bashkëpunim institucional, investim në teknologji të sigurta, rritje të kapaciteteve profesionale dhe forcim të kulturës së mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë aktivitetit, Zyra e Komisionerit prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e dala nga proceset mbikëqyrëse dhe hetimet administrative të zhvilluara në autoritetet kompetente, duke evidentuar problematika konkrete që lidhen me mungesën e akteve të brendshme rregullatore për përpunimin e të dhënave personale, mungesën e procedurave të posaçme për të dhënat sensitive, ruajtjen e të dhënave personale përtej afateve të përcaktuara ligjore, si dhe mungesën e trajnimeve të vazhdueshme për stafin që përpunon të dhëna personale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO), ku u evidentua se në disa institucione mungon ende caktimi i tij, ndërsa në raste të tjera roli i DPO-së mbetet formal dhe jo i përfshirë në proceset vendimmarrëse dhe hartimin e akteve që lidhen me përpunimin e të dhënave personale. Në këtë kuadër, Zyra e Komisionerit rekomandoi forcimin e pavarësisë funksionale të DPO-së, përfshirjen e tij në hartimin e politikave të sigurisë së informacionit dhe auditimeve të brendshme, si dhe garantimin e një roli aktiv në mbikëqyrjen e ligjshmërisë dhe transparencës në përpunimin e të dhënave personale. Aktiviteti u fokusua gjithashtu në nevojën për hartimin dhe rishikimin e rregulloreve të brendshme, vendosjen e afateve konkrete për ruajtjen e të dhënave personale, marrjen e masave shtesë teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave, si dhe zhvillimin e trajnimeve të vazhdueshme për punonjësit e autoriteteve kompetente. Zyra e Komisionerit ritheksoi angazhimin e saj për të mbështetur institucionet publike në zbatimin e legjislacionit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, në funksion të garantimit të të drejtave themelore të qytetarëve dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11