“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu në teatrin “Migjeni” disa prej kryeveprave të kollosit të letrave shqipe. Mbrëmja poetike fishtjane, erdhi nën interpretimin e artistes së madhe Roza Anagnosti dhe aktorëve të teatrit të Shkodres, Rita Gjeka dhe Jozef Shiroka.