Presidenti i Republikës Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë pasdite Këshillin e Sigurimit Kombëtar me qëllim analizimin e gjendjes të sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023. “Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale. Në aspektin rajonal, pati përpjekje nga shtete me interesa jo-miqësore për frenimin euroatlantik të tij”, citohet të ketë deklaruar në nisje të mbledhjes kreu i shtetit.