Në mjediset e reja të Piramidës u mblodh këtë të shtunë Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank. Takimi u organizua si pjesë e Samitit Vjetor të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë organizohet në një vend të Ballkanit perëndimor dhe pikërisht në Shqipëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur u shpreh se Tirana është provë e transformimit infrastrukturor, por edhe ekonomik, në një hark kohor vetëm 8-vjeçar. Ndërsa kërkoi që të merret si shembull nga vendet e tjera të rajonit.