Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë për shtyp me gazetarët ka folur lidhur me pensionet dhe detyrimet e prapambetura ndaj shtetit. Malaj theksoi se qeveria do të intensifikojë masat për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera, duke paralajmëruar se procesi nuk do të jetë më i butë për debitorët.