Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha këtë mbrëmje se Ish-kryeministri Sali Berisha ka luajtur një blof të madh dy muajt e fundit dhe se ¼ e firmave nuk është mbledhur, të mjaftueshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Sipas tij, ai ka luajtur me demokratët dhe me punën e tyre duke mos vepruar sipas statutit të partisë. Bardhi thekson se është një fyerje e rëndë për anëtarët që të mbahen sekret nga organet statusore.