Një marinar amator australian dhe qeni i tij janë shpëtuar pas dy muajsh në mes të Oqeanit Paqësor. Të dy mbijetuan me ujin e shiut dhe peshk të gjallë që kapnin cdo ditë. Tim Shaddock dhe qeni i tij Bella u nisën me një katamaran nga qyteti bregdetar i Meksikës, La Paz në prill dhe planifikuan të lundronin rreth 6,000 kilometra përpara se të hidhnin spirancën në Polinezinë Franceze.