Top Channel/ Mbijetoi 10 ditë mes baltës në Nepal, gruaja nxirret gjallë nga shtëpia e shkatërruar
05/09/2026 21:52

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka rikthyer shpresën në Nepal, vendi i cili po përballet me njërën prej katastrofave natyrore më të rënda të viteve të fundit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një grua nepaleze, plot 10 ditë pasi shtëpia e saj u fundos nën një shtresë të dendur balte dhe mbeturinash. Anëtarët e Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit shpërthyen në brohoritje dhe lot gëzimi teksa transportuan një në vend të sigurt 64-vjeçaren Chandrika Shrestha, e cila u gjet e gjallë në distriktin e Nuëakot-it. Një video e shpërndarë nga ushtria tregonte se si shtëpia e saj ishte shkatërruar, ndërsa dukej vetëm çatia. Gruaja u pikas rastësisht gjatë pastrimit të zonës dhe u nis me urgjencë me një helikopter ushtarak drejt kryeqytetit Katmandu për trajtim të specializuar mjekësor. Ky shpëtim pason një tjetër mrekulli, atë të një burri kinez që u gjet gjallë brenda një tuneli hidroenergjetik në distriktin fqinj të Rasuëa-s. Ekipet e emergjencës po punojnë pa pushim që prej 26 gushtit, dita kur një mur gjigant uji dhe balte, i ngjashëm me një cunami, përshkoi kufirin mes Kinës dhe Nepalit pas shkëputjes së një akullnaje. Agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore konfirmoi se deri më tani në Nepal janë gjetur 1,344 trupa të pajetë, ndërsa rreth 5,000 persona të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur. Në anën tjetër të kufirit, në territorin e Kinës, mediat shtetërore raportojnë për 31 të vdekur dhe 531 të zhdukur. Ky bilanc e çon numrin total të viktimave të konfirmuara në 1,375 persona, ndërsa fati i më shumë se 5,500 të tjerëve nuk dihet.

Top Channel / Google preu 250 mijë pemë, revoltë kombnëtare në Finlandë
22/10 23:09
Top News-217 persona në burg për incidentet/ Francë, ministri sugjeron heqjen e të drejtës së votës
22/10 23:00
Top News – Airbnb ndryshon rregullat. Pronarët nuk mund t’i ‘kërkojnë llogari’ vizitorëve
22/10 20:00
Top News – Arrestohet spiuni rus. Bashkëpunoni me rusët, siguroi informacion për Gjermaninë
22/10 19:00
Top News – Merz dënon dhunën, Kancelari flet nga Budva: Nuk mund të jetë kurrë opsion
22/10 16:27
Top Channel/ Merz për protestat: Mesazhi është të vazhdojmë zgjerimin e BE, dhuna e papranueshme!
22/10 15:09
Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21
Top News – Italia dhe Spanja ‘hapin’ kufijtë / U vunë kontrolle pas dyndjes së emigrantëve në Ceuta
22/10 14:21
Top News – SHBA e Izraeli përgatiten për luftë / Avionët luftarakë simulojnë sulme të reja mbi Iran
22/10 14:20
Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07