Mbijetesa nga kanceri i gjirit! 70% e grave i mbijetojnë sëmundjes Kanceri i gjirit është i shpeshtë në vendin tonë dhe jo vetëm. Sipas statistikave, 1 n 8 gra në Shqipëri preket nga ky kancer, por fatmirësisht pjesa afro 70% e grave i mbijetojnë sëmundjes vdekjeprurëse. Drejtori mjekësor i spitalit onkologjik Helidon Nini, ku bëhet trajtimi i grave me kancer, shpjegon kur një grua mund ta fitojë betejën me kancerin.