Top Channel/ Mbi 9 mijë viktima në Gaza. Blinken niset drejt Izraelit, kërkon armëpushim humanitar
02/11/2023 22:04

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u nis të enjten drejt Izraelit në përpjekjen e radhës për t'i kërkuar qeverisë atje të ndërmarrë "hapa konkretë" për të minimizuar dëmin mes civilëve në Gazën pothuajse të shkatërruar. Në një prononcim për gazetarët, Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli ka "të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten" ndaj sulmeve të Hamas, por vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza janë po ashtu të papranueshme, tha ai. “Kur shoh një fëmijë palestinez të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur – më godet po aq sa të shoh një fëmijë në Izrael apo kudo tjetër. Pra, kjo është diçka që ne kemi detyrim t'i përgjigjemi dhe do ta bëjmë”, tha zoti Blinken. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu nga ana tjetër tha se ndodhen në kulmin e ofensivës dhe se asgjë nuk do të ndalet. Po ashtu kryeministria izraelite sqaroi se nuk do të miratonte transferimin e karburantit në spitalet në Gaza edhe nëse mbaronte Ministria e Shëndetësisë në Rripit të Gazës deklaroi se numri i të vdekurve ka kaluar mbi 9 mijë. 27 persona u vranë në një bastisje pranë një shkolle të OKB-së, ndërsa mediat flasin për 15 të tjerë të vdekur në një bastisje në një kamp refugjatësh. Hamasi deklaroi se të paktën 195 palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Xhabalia Një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut të mandatuar nga OKB, përfshirë raportuesin special për territoret e pushtuara palestineze, shtuan thirrjet se në Gaza duhet ndërhyrë sa nuk është vonë për të parandaluar gjenocidin dhe katastrofën humanitare”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21