Top Channel/ Mbi 80 mijë të evakuuar nga zjarret! Panik në Francë dhe në Spanjë
24/07/2026 20:00

Mbi 80 mijë njerëz janë evakuuar nga Franca dhe Spanja, për shkak të situatës dramatike me zjarret. Autoritetet franceze urdhëruan evakuimin total, nga toka dhe deti, në një prej vendeve më të njohura turistike në vend, ndërsa Madridi shpalli emergjencën kombëtare. Autoritetet në Francën jugperëndimore evakuuan gjithë gadishullin Cap Ferret, në bregdetin e Atlantikut, për shkak të një zjarri intensiv dhe të paparashikueshëm, që ka djegur më shumë se 12 500 hektarë tokë. Rreth 800 zjarrfikës dhe disa aeroplanë po luftojnë me flakët në zonë, por situata vijon të jetë e rrezikshme. Autoritetet raportuan për të paktën 80 shtëpi të djegura në gadishullin e njohur francez, i zgjedhur për pushime nga francezë e personazhe të njohura ndërkombëtare. Nga ana e saj, qeveria e Spanjës shpalli emergjencën e parë kombëtare në Madrid, mes nxehtësisë përvëluese dhe kushteve të thata në pjesën më të madhe të Evropës jugore. "Ky është zjarri më i keq në historinë e rajonit tonë", tha udhëheqësja rajonale e Madridit, duke përshkruar situatën si të paprecedentë: me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe erëra të pamëshirshme". Të dy vendet kërkuan ndihmën e Bashkimit Evropian. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton ngjarje më të shpeshta dhe më ekstreme të motit, duke nxitur zjarret dhe duke çuar në mijëra vdekje. Evropa po ngrohet me rreth dyfishin e normës mesatare globale.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55