Prej më shumë se 48 orësh, banorët e fshatit Levan në Fier vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve, gjatë këtyre ditëve ka pasur disa tentativa për rikthimin e energjisë, por furnizimi ka zgjatur vetëm për pak minuta, për t’u ndërprerë sërish. Edhe mbrëmjen e sotme, banorët vijojnë të jenë në errësirë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje përfundimtare për rikthimin e energjisë elektrike