Pas më shumë se dy orësh takim në Pallatin Elysee, kryeministri Edi Rama ka përfunduar bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron. Në përfundim të takimit, dy liderët u panë duke shkëmbyer një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje miqësore para kamerave, përpara se Rama të largohej nga rezidenca presidenciale franceze.