Tërmeti shkatërrimtar që goditi Haitin të shtunën i ka marrë jetën deri më tani 1297 personave ndërsa mbi 5700 të tjerë janë të plagosur. Magnituda 7.2 bëri që toka të dridhej fort dhe të cahej , ndërsa ndërtesat filluan të shembeshin sikur të ishin prej kartoni. Tani spitalet në Haiti po përballen me një fluks të madh njerëzish që kërkojnë ndihmë , ndërsa e kipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti.