Mrekulli nën rrënojat e tërmetit katastrofik në Kolumbi. Mbi 100 orë pas tërmetit me magnitudë 7.4 të shkallës rihter, forcat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur jetë poshtë rrënojave. Një vajzë 3-vjeçare është nxjerrë e gjallë këtë të shtunë, pesë ditë pas tërmetit. Ekipet e emergjencave arritën ta nxirrnin fëmijët nga rrënojat e një ndërtese, ndërsa shpëtimi i saj u prit me duartrokitje dhe brohoritje.