Top Channel/ Mbetjet toksike, reagon qeveria: Shqipëria nuk mund të pranojë kthimin e tyre
24/08/2024 19:38

Ndërsa çështja e mbetjeve toksike është kthyer në temë e ditës dhe burim për akuza të vazhdueshme ndaj institucioneve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët për të sqaruar opinionin publik. Duke theksuar se prej momentit të parë të sinjalizimit për mmbetjet e nisura nga porti I durrësit, stukturat shtetërorë nisen menjeherë hetimet në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Mjedisit kanë reaguar për të frenuar lajmet e fabrikuara. Do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, por përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura. Në deklaratë sqarohet se në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre. Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit. Në çdo rast, theksohet në deklaratën e përbashkët të ministrive, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast,theksohet në deklaratë, janë hetimet e organeve ligjzbatuese ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë. Në këto rrethana, nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme. Ministritë bëjnë apel që të gjithë të presin rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse, përpara se të bëjnë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre.

Top News- Po nxitonte drejt spitalit, makina përmbyset në mes të rrugës në Durrës
14/08 14:41
Top News – Koncesioni i hemodializës, PD: Grabiti miliona euro në 10 vite, drejtësia ta zbardhë
14/08 14:24
Top News – Dializa, sërish me koncesion? Shpallet gara, por njoftimi ‘zhduket’ nga faqja e APP
14/08 14:08
Top Channel/ Selenica kundërshton bashkimin me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar
14/08 14:04
Top Channel/Po çonte vajzën në spital, shoferi në Durrës humb kontrollin, përmbyset në mes të rrugës
14/08 13:53
Top News – Çfarë të presim nga Eric Wendt? Prioritetet e shtatorit të Ambasadorit të SHBA në Tiranë
14/08 13:24
Top News- Nuk ruajtën Parkun Kombëtar të Lurës, nis hetimi për shefin e monitorimit dhe dy roje
14/08 13:23
Top Channel/ Diell, shi e shtrëngata. Sinoptikani Elvi Jahaj tregon çfarë pritet në ditët e ardhshme
14/08 12:45
Top Channel/ Zjarret pranë Tiranës s’janë shuar, ende flakë në zonën e pyllëzuar pranë kryeqytetit
14/08 12:44
Top Channel/ Izolohet zjarri në Priskë, dy helikopterë në terren punojnë për shuarjen e plotë
14/08 12:19
Top Channel/ 29 zjarre, 11 vatra aktive. Ndërhyrje nga toka dhe ajri, 11 vatra zjarri mbeten aktive
14/08 12:01
Top News- Po shkëmbenin çantën me kokainë, kapen mat të rinjtë në Tiranë
14/08 11:56
Top News- Sherr me armë mes vëllezërve në Vlorë, parandalohet krimi në familje për tokat
14/08 11:30
Top Channel/ Zjarri përfshin pyjet në Bulqizë, 30 punonjës zjarrfikës në luftë me flakët
14/08 11:15
Top Channel/ Po shkëmbenin drogë, arrestohen në flagrancë dy të rinj, sekuestrohen 252 gramë kokainë
14/08 11:14
Top News- ‘Qetësohen’ zjarret në vend, tkurret harta e flakëve, vatra aktive në Elbasan dhe Dibër
14/08 10:55
Top News – Zjarr i madh në Bulqizë. Vatra masive djeg prej dy ditësh pyjet me pisha
14/08 10:36
Top News – Në Lezhë rreh kunatën, në Kurbin babanë, dy të arrestuarit kapen edhe me armë dhe tritol
14/08 10:18
Top Channel/ Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët drejt Kokërdhakut, kërkohet ndërhyrje nga ajri
14/08 10:16
Top Channel/ Ushtruan dhunë ndaj familjarëve si dhe posedonin armë zjarri, në pranga dy shtetas
14/08 09:49