Ndër mbetjet kockore të gjetura mëngjesin e sotëm në Vlorë, ishte edhe një kafkë njeriu. Kështu pohojnë fqinjët e banorës e cila gjeti eshtrat ndërsa po punonte në oborrin e shtëpisë së saj. Ata thanë se dheun, fqinja e tyre e mori nga një pallat në ndërtim për të mbushur bahçen në oborrin e shtëpisë së saj.