Top Channel/ Mbetje hidrokarbure? Ende asnjë autor i dyshuar për ndotjen në impiant
19/06/2023 18:08

Nuk kanë dalë ende rezultatet e analizave të ndotjes mjedisore në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shënavlash të Durrësit. Në pritje të tyre, Impianti që u përball me një situatë emergjente për shkak të ndotjes që vërshoi në të të mërkurën e kaluar, u detyrua të nisë punën në fundjavë dhe të ndërpresë derdhjen në det të ujërave të zeza. Përmes autoboteve të një kompanie private u bë pastrimi i ndotjes me mbetje hidrokarburesh. Për realizimin e pastrimit u mor një leje paraprake nga autoritetet mjedisore dhe mbrojtjes së territorit, pasi vonesat në daljen e rezultatit të analizave po përshkallëzonin më tej nivelin e ndotjes dhe dëmeve në mjedis e impiant. E ndërsa priten përgjigjet e analizave nga ISHTI për të vlerësuar llojin e ndotjes dhe përcaktuar vendin dhe natyrën e ndërhyrjes për demolimin (shpërbërjen, shkatërrimin) e saj, ndotja do të vijojë të mbahet e bllokuar në autobote brenda territorit të impiantit. Hetimet e deritanishme për zbardhjen e origjinës së kësaj ndotjeje dhe identifikimin e përgjegjësve që e shkaktuan nuk kanë dhënë ende rezultat. Sipas shoqërisë rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ndotja erdhi nga rrjeti i kanalizimeve të zonës së plazhit, po deri tani nuk është gjetur vatra e kësaj ndotjeje që qarkulloi nga kanalet drejt impiantit dhe shkaktoi ndërprerjen e punës në të. Hetimet vazhdojnë, ndërsa po bëhet edhe verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga kjo ndotje e rëndë mjedisore në stacionet e pompimit dhe në impiant.

Top Channel/ E bujshme, deputetin e fusin me forcë në Kuvend! Kaos në Kosovë, përplasje me policinë
05/10 23:51
Top Channel/ Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, humb jetën në akisdent e moshuara
05/10 23:49
Top News- Vdes gruaja, plagosen shoferët! Përplasen makinat në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:45
Top News- Një viktimë e tre të plagosur, detaje nga aksidenti në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:31
Top News- 400 mijë lekë ryshfet/ SPAK në Elbasan, arrestohet administratori i inceneratorit
05/10 22:30
Top Channel/ Kaos në protestën në Kosovë, protestuesit i vendosin flakën koshave të mbeturinave
05/10 22:24
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës
05/10 22:23
Top Channel/ Agravohet situata e protestës në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit
05/10 22:07
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia hedh ujin drejt protestuesve për shpërndarjen e tyre
05/10 21:59
Top Channel/ Agravohet protesta në Kosovë, protestuesit përplasen me policinë, arrestohet një person
05/10 21:58
Top Channel/ “Berisha, protesta është e jona”, protestuesit thirrje SPAK: Arresto të korruptuarit
05/10 21:51
Top Channel/ Protesta e thirrur nga Berisha, qytetari i përgjigjet: Largohu, nuk të duam
05/10 21:36
Top News- Skandal! Elisabeta Mataj vodhi pensionet, burri ‘gjobiste’ punëtorët, djali rreh policin
05/10 21:14
Top News- Protestuesit ngrenë në ajër deputetin, tentoi të largohej nga Kuvendi
05/10 20:57
Top Channel/ Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, ndërron jetë një pasagjere
05/10 20:15
Top News- Tymi mbulon Peqinin, flakët shkrumbojnë shkurre e barishte…
05/10 19:59
Top Channel/ Arrestohet për korrupsion burri i ish-drejtueses së Postës në Durrës
05/10 19:52
Top Channel/ Pensionet, kontributet shtesë. Qeveria shqyrton rillogaritjen për ata që punojnë ende
05/10 19:50
Top Channel/ Wendt takon kreun e SPAK e BKH, mesazhi i ambasadorit amerikan: Luftoni krimin!
05/10 19:40
Top News- Trump jep porositë për SPAK, ambasadori Wendt takim ‘kokë më kokë’ me Brahon
05/10 19:13