Gjykata e Korçës lë në burg tre anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që prodhonin pasaporta dhe dokumente false. Pas njohjes me masën e sigurisë arrest në burg të caktuar nga gjykata për Thanas Sholla dhe Besnik Dine, të njëjtën mase sigurie gjykata ka caktuar edhe për bashkëpunëtorin tjetër Artur Rakip,i cili u arrestua në flagrancë pasi kishte përshtatur një ambient të shtëpisë si laborator.