Mijëra qytetarë mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro u përleshën me policinë braziliane në kryeqytetin e vendit. Përleshjet shpërthyen pasi mbështetësit e ish-liderit të djathtë, të mundur nga presidenti Lula në zgjedhjet e fundit presidenciale, tentuan të hynin në Parlament.