Autoritetet serbe e kanë vendosur opozitën në një lloj “prove patriotizmi” . Mediat e kontrolluara nga presidenti Aleksandar Vucic e akuzojnë atë për tradhëti në çështjen e Kosovës, Srebrenicës dhe NATO-s. Testi me të cilin opozitarët përballen përbëhet nga tre pyetje: A jeni për hyrjen e Serbisë në NATO? A e njihni pavarësinë e Kosovës? Dhe a ka pasur genocid në Srebrenicë?