Top Channel/ Mbërrin në vendin ku u përplasën dy trenat ambasadorja shqiptare, monitoron situatën
01/03/2023 21:22

Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë i cili deri më tani ka shkaktuar 40 viktima, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga. Ajo ndodhet në zonën e tragjedisë, aty ku po monitoron situatën nga afër së bashku me ekipet e emergjencës. Pasi ka vëzhguar vendin, ambasadorja ka diskutuar me shërbimet e emergjencës greke rreth gjendjes. Bilanci tragjik përfshin 40 persona që kanë humbur jetën, asnjë shtetas shqiptarë mes tyre dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim. Disa prej shtetasve shqiptarë që janë plagosur janë mjekuar dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre, me përjashtim të një 18-vjeçareje e cila do të dalë nesër, bëjnë me dije organet konsullore në Selanik. Mbi 40 autoambulanca, 150 zjarrfikës forca të policisë e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis që ka shkuar pranë vendit të aksidenti ka shpallur tri ditë zie për viktimat dhe flamujt gjysmë shtizë do të valëviten deri ditën e premte në të gjithë vendin. Gjithashtu janë anuluar gjithë aktivitetet sportive. Autoritetet vendase ende nuk japin një pamje të qartë për shkaqet e tragjedisë, ndërsa është arrestuar përgjegjësi i stacionit të Larisës dhe prokurori ka filluar një hetim të përgjithshëm për ngjarjen. Përplasja ka ndodhur në rrethana deri tani të paqarta në një moment kur përgjegjësi i stacionit të Larisës ka urdhëruar trenin e pasagjerëve të ndërronte linjën e tij dhe të shkonte te shinat në të cilat vinte nga drejtimi i kundërt treni i mallrave. Ajo që po hetohet është fakti se ndërsa dy trenat kanë lëvizur në drejtim përballë njëri-tjetrit për 10 minuta, ose për gati 25 km, nuk ka pasur njoftim në aparatet e monitorimit, një prej mangësive kryesore të sistemeve moderne drejtuese që thuhet se mungojnë në hekurudhën greke, përveç mangësive e dobësive të tjera të kompanisë. Për shumë orë, po operohet poshtë vagonëve të parë poshtë llamarinave për të parë nëse ka ende pasagjerë të bllokuar. Tragjedia e fundit është e tretë me numër kaq të madh viktimash në Selanik, pas atyre të vitet 1968 dhe 1972 me 34 dhe 19 të vdekur, përkatësisht dhe me disa dhjetëra të plagosur.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB