Mbërrin në Gjykatën e Durrësit Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, sot ai pritet të njihet me masën e sigurisë. Për shkak të mungesës së përfaqësimit, pritet t’i caktohet një avokat kryesisht.