Ky avion Airbas me numër fluturimi OS753 mesditën e të premtes 25 Shtator, solli në Shqipëri ambasadorin e ri të SHBA Eric Wendt për të nisur misionin e tij diplomatik me një mandat tre vjeçar. Është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe e dërguara me punë e SHBA Nancy Van Horn. Ky ishte momenti kur ambasadori i ri amerikan shfaqet për pak sekonda duke hyrw nw twrminalin vip, moment i fiksuar ekskluzivisht nga operatori Top Channel Elin Kadillari. E më pas me makinën e tipit Chevrolet, shoqëruar nga dy makina të Policisë së Shtetit, është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën Elbasanit.