Top Channel/ Mbërrijnë në SHBA ushtarët e vrarë. Biden në ceremoni, në bazën ajrore të Delaware
02/02/2024 22:38

Presidenti amerikan Joe Biden iu bashkua ritualit solemn ushtarak për kthimin e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në Jordani nga një sulm me dron për të cilin fajësohet një grup milicësh të mbështetur nga Irani. Gjashtë ushtarakë të veshur me kamuflazh, bereta të zeza dhe doreza të bardha marshuan ngadalë tri jashtë platformës së pjerrët të një avioni nga i cili zbritën trupat e tre ushtarëve të vrarë, të mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë Jill Biden, përshëndeti me dorën në zemër për herë të fundit, tre ushtarët e rënë në krye të detyrës. Në ceremoni ishte edheSekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, përfaqëues të tjërë të qeverisë, por edhe familjarët e të ndjerëve. Ëilliam Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, të gjithë nga shteti jugor i Georgias, u vranë në një sulm me dron në bazën e largët amerikane në Jordani, afër Sirisë, të dielën e kaluar. Shtëpia e Bardhë fajëson milicinë e Rezistencës Islamike në Irak për sulmin. Biden ka njoftuar se do të urdhërojë kundërsulme, pa dhënë detaje për kohën apo objektivat. Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë ndakur luftrat në luftërat në Irak dhe Afganistan, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kërcënojnë të tërheqin forcat amerikane përsëri në konflikt. Pamjet: AFP

Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38