Kanë mbërritur sonte në Kosovë 21 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ata janë pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.