Mijëra persona dhe automjete mbërritën edhe të dielën në vend përmes portit detar të Durrësit, ku po punohet me kapacitet të plotë për një përpunim sa më të shpejtë të tyre. Tragetet e mëngjesit kanë mbërritur me vonesë dhe shumë prej udhëtarëve ndjehen të lodhur nga udhëtimi i gjatë, po të kënaqur për pushimet që i presin.