Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri. Mëngjesin e ditës së sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dy avion të tjera me qytetarë afganë, në mesin e tyre kishte dhe fëmijë. Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino. Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.