Top Channel/ Mbërrijnë armatimet amerikane në Izrael, ministri vendas: Beteja do të jetë e ashpër
19/10/2023 22:36

"Beteja do të jetë e ashpër”, kështu u shpreh ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, gjatë një interviste, duke paralajmëruar se do ta çojnë deri në fund misionin e tyre, duke i dhuruar vendit të tij fitoren në betejën e ashpër kundër militantëve të Hamasit. "Beteja do të jetë e ashpër. Ne do të jemi të saktë, të mprehtë, fatal, por do të ketë çmime. Do të paguajmë çmimet dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin", tha Yoav Gallant-Ministri izraelit i Mbrojtjes. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Izraelit mori së fundmi një aeroplan mallrash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbante ngarkesën fillestare të automjeteve të blinduara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Tensionet Izrael-Hamas vijojnë ende, ndërkohë një tjetër militant është vrarë së bashku me familjarët e tij në Gaza. Komandanti Jihad Muheisen i Forcave Kombëtare të Sigurisë, u vra gjatë bombardimeve në shtëpinë e tij nga forcat izraelite. Izraeli ka vijuar ofensivën e saj, duke bombarduar zona të ndryshme në Rripin e Gazës, njëkohësisht as militantët e Hamasit nuk kanë qëndruar të heshtur duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. Tashmë bombardimet janë fokusuar në Rafah, aty ku prej ditësh ka pasur breshëri të vazhdueshme me raketa, situatë që po rëndon bilancin e viktimave. Deri më tani numri i viktimave është më shumë se 3700, ndërsa spitalet janë mbushur plot me të lënduar. Ndërkohë zyra e Hamas Media publikoi një video propagandistike që supozohet se tregon personat e armatosur të saj duke nisur një sulm vdekjeprurës ajror, tokësor dhe detar mbi Izraelin mëngjesin e 7 tetorit, atëherë kur nisën sulmet. Pamjet: AFP

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54