Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit. Edhe në Durrës është mbajtur mesha e lindjes së Krishtlindjes, e cila u shërbye në kishën ortodokse të shën Astit dhe shën Pavlit në qytetin bregdetar, si dhe në kishën katolike të Shënd Domenikut.