Arbjan Mazniku nga Korça pyetur për protestën,zhvillimet e fundit dhe reformën territoriale:-Shqipëria është në një rrugë të zhvillimit të demokracisë. Kështu ka qenë gjatë kësaj kohe dhe ky është një proces i cili është krejt normal. Jemi një vend i lirë, njerëzit kanë mendime të ndryshme, debatojnë, diskutojnë, zhvillojnë. Sot jemi për një dëgjesë për reformën territoriale që është pjesë e të njëjtit proces. Një procesi ku me mekanizmat që demokracia ka, të gjitha ato, nga dëgjesat te parlamenti, te zgjedhjet, te protestat, te peticionet, te diskutimet.