Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit këtë të mërkurë nisi me tone të qeta në Kryesinë e Kuvendit, por mjaftoi miratimi i rendit të ditës që të prishë gjithçka. Deputetët e mazhorancës hynë dhe dolën dy herë nga mbledhja, kurse PD ndërsa vijonte e vetme, socialistët dhe administrata e Kuvendit i kërkonin ndërprerje të mbledhjes, pasi nuk kishin kuorum. Më pas nuk mbeti asgjë tjetër, veçse Kuvendi të ndërpriste sinjalin e transmetimit për mediat.