Tirana College of Technology mblodhi në Tiranë dhjetëra maturantë nga i gjithë vendi, në konkursin “Energy Challenge”, që synon të promovojë talentet e reja dhe të nxisë zhvillimin e inovacionit teknologjik në vend. Projektet e prezantuara fokusoheshin tek eficienca energjitike, qytetet inteligjente dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në zgjidhjen e problematikave urbane dhe mjedisore. Drejtuesit e Tirana College of Technology vlerësuan nivelin e lartë të pjesëmarrjes dhe cilësinë e ideve të paraqitura nga maturantët.