Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini e mbrojti qasjen e tij të vijës së ashpër kundër emigracionit të paligjshëm gjatë paraqitjes në një gjykatë të Sicilisë. Numri dy i ekzekutivit të vendit fqinj përballet me akuza për rrëmbim dhe shmangie nga detyrimet që dikton posti pasi nuk lejoi klandestinët të zbrisnin nga një anije e drejtuar prej një shoqate joqeveritare në 2019-tën.