Një rast i mashtrimit kompjuterik në fushën e call centerave u godit nga policia këtë të mërkurë. Në pranga përfunduan 6 persona ndërsa u shpall në kërkim administrator i subjektit. Aksioni u zhvillua në zonën e Selitës në kryeqytet pas informacioneve të siguruara nga ana e agjentëve të krimit ekonomik.